Një prezantim i shkurtër i Falun Dafës

Falun Dafa (e quajtur edhe Falun Gong) është një praktikë e avancuar vetë-kultivimi e shkollës së Budës, e themeluar nga Z. Li Hongzhi, Mёsuesi i praktikës. Ajo është një disiplinë, ku "asimilimi me cilësitë më të larta të universit—Zhen, Shan, Ren (Ndershmëri, Dashamirësi,Tolerancё)—janë themelet e praktikës”. Praktika udhëhiqet nga këto cilësi shumë të larta, dhe bazohet në ligjet që shkaktojnë zhvillimin e kozmosit. Mësimet e Mёsuesit Li janë të shtjelluara në një numër tekstesh, ndër të cilat përfshihen Falun Gong, Zhuan Falun (Duke kthyer rrotёn e ligjit), Rruga e madhe e përsosmërisë së Falun Dafёs, Bazat për avancimin e mëtejshëm, dhe Hong Yin (Vargjet e larta). Këto dhe vepra të tjera janë përkthyer në tridhjetë e tetë gjuhë dhe janë publikuar e shpërndarë në mbarë botën. Lexo per me shume…