Një prezantim i shkurtër i Falun Dafës

Falun Dafa, i njohur gjithashtu si Falun Gong, është një praktikë shpirtërore që miliona në të gjithë botën e kanë bërë pjesë të jetës së tyre. E rrënjosur në traditën budiste, ajo përbëhet nga dy komponentë kryesorë: vetë-përmirësim përmes studimit të mësimeve, dhe ushtrime të qeta dhe meditim.

Sistemi i besimit të Falun Dafës ofron mundësinë e ngjitjes shpirtërore përmes një praktike rigoroze. Mësimet e saj i inkurajojnë ata që e mësojnë të heqin dorë nga dëshirat e pashëndetshme ndërsa përpiqen të harmonizojne jetën e tyre me cilësitë themelore të universit: Vërtetësi, Mirësi dhe Tolerancë.

Njerëzit që praktikojnë Falun Dafën shpesh e shohin që i ndryshon jetën. Shumë përjetojnë përfitime të thella shëndetësore si dhe energji të reja, qartësi mendore dhe lehtësim të stresit. Më e rëndësishmja, shumë mendojnë se në Falun Dafa ata kanë gjetur një rrugë shpirtërore thellësisht përmbushëse.  LEXO ME SHUME ...