Falun or Law wheel

Njё prezantim i shkurtёr i Falun Dafës

Falun Dafa (e quajtur edhe Falun Gong) është një praktikë e avancuar vetë-kultivimi e shkollës së Budës, e themeluar nga Z. Li Hongzhi, Mёsuesi i praktikës. Ajo është një disiplinë, ku "asimilimi me cilësitë më të larta të universit—Zhen, Shan, Ren (Ndershmëri, Dashamirësi,Tolerancё)—janë themelet e praktikës”. Praktika udhëhiqet nga këto cilësi shumë të larta, dhe bazohet në ligjet që shkaktojnë zhvillimin e kozmosit. Mësimet e Mёsuesit Li janë të shtjelluara në një numër tekstesh, ndër të cilat përfshihen Falun Gong, Zhuan Falun (Duke kthyer rrotёn e ligjit), Rruga e madhe e përsosmërisë së Falun Dafёs, Bazat për avancimin e mëtejshëm, dhe Hong Yin (Vargjet e larta). Këto dhe vepra të tjera janë përkthyer në tridhjetë e tetë gjuhë dhe janë publikuar e shpërndarë në mbarë botën.

Fokusi i praktikës së Falun Dafës është mendja, ku kultivimi i mendjes dhe mendimeve të personit, apo "Xinxing”, veçohet si çelësi për rritjen e energjisë Gong. Lartësia e Gongut të një personi është drejtpërdrejt proporcionale me atë të Xinxing-ut të tij. Koncepti Xinxing përfshin transformimin e virtytit (një formë materie e bardhë) dhe karmën (një formë materie e zezë). Ajo gjithashtu përfshin vetëpërmbajtje, aftësi dalluese dhe braktisje—domethënë, heqjen dorë nga dëshirat dhe veset e zakonshme njerëzore, dhe aftёsinë për të duruar përvuajtjet më të vështira. Koncepti përfshin shumë gjëra.

Falun Dafa përfshin gjithashtu kultivimin e trupit, që arrihet duke kryer ushtrime të veçanta. Një qëllim i ushtrimeve është të forcojë aftësitë e mbinatyrshme të praktikuesit dhe mekanizmat e energjisë me anë të forcës së tij/saj të fuqishme Gong. Një tjetër qëllim është që të zhvillojë shumë qenie të gjalla në trupin e praktikuesit. Në praktikë të avancuar, do të vijë në jetë Foshnja e Pavdekshme dhe do të zhvillohen shumë aftësi. Ushtrimet e Falun Dafës janë të nevojshme për transformimin dhe kultivimin e këtyre gjërave. Një sistem gjithё përfshirës i kultivimit tё mendjes dhe trupit si ky i kërkon tё dyja si vetë-kultivimin dhe ushtrimet fizike, ku kultivimit i jepet përparësi kundrejt ushtrimeve. Gong-u i një personi thjesht nuk do të rritet në qoftë se ai ose ajo vetëm bën ushtrimet, dhe neglizhon kultivimin e Xingxin-ut. Ushtrimet janë kështu një mjet shtesë për arritjen e përsosmërisë shpirtërore.

Falun Dafa përmban kultivimin e një Falun, apo "rrotë ligji". Falun-i është një trup inteligjent, rrotullues, i përbërë nga materie energjie të lartë. Falun-i që Mёsuesi Li Hongzhi vendos në pjesën e poshtme të barkut të një praktikuesi nё një dimension tjetёr rrotullohet vazhdimisht, njëzet e katër orë në ditë. Kultivuesit e vërtetë mund të përftojnë një Falun duke lexuar librat e Mësuesit Li, duke shikuar videon e leksioneve 9 pjesëshe të tij, duke dëgjuar leksionet 9 pjesëshe të tij në kasetë audio, ose duke studjuar së bashku me nxënësit e Falun Dafës. Falun-i i ndihmon praktikuesit të praktikojnë në mënyrë automatike. Domethënë, Falun-i e kultivon praktikuesin në çdo kohë, edhe pse ai ose ajo nuk është duke bёrё ushtrimet në çdo moment. Nga të gjitha praktikat e bëra publike në botë sot, vetëm Falun Dafa ka mundur të arrijë një nivel në të cilin "Ligji kultivon personin”.

Falun-i rrotullues ka të njëjtat cilësi si të universit, dhe është një univers në miniaturë. Falun-i Budist, Yin-Yang-u Daoist, dhe çdo gjë e Botës sё Dhjetë Drejtimeve reflektohen në Falun. Falun-i i ofron shpëtim praktikuesit kur rrotullohet nga brenda (sipas akrepave të orës), pasi thith një sasi të madhe energjie nga universi dhe e transformon atë në energji Gong. Falun-i u ofron shpëtim të tjerëve kur rrotullohet nga jashtë (nё drejtim tё kundërt tё akrepave të orës), sepse lëshon energji që mund të shpëtojë çdo qenie dhe ndreqë çdo gjёndje jo normale. Pra duke qenë në praninë e dikujt që praktikon një person përfiton.

Falun Dafa “e sjell personin në një nivel mençurie dhe ekzistence harmonike”. Lëvizjet e praktikës janë konçize, pasi “udha e lartë është jashtëzakonisht e thjeshtë dhe e lehtë.” Falun Dafa është e veçantё për tetë arsye:

1. Kultivon Falun nё vend tё njё elikziri energjie.

2. Falun-i kultivon personin edhe kur ai ose ajo nuk është duke bërë ushtrimet e praktikës.

3. Kultivohet shpirti kryesor i personit pra ёshtё vetё personi ai apo ajo qё merr energjinё Gong.

4. Kultivohen tё dyja, mendja dhe trupi.

5. Praktika konsiston nё pesё ushtrime tё thjeshta dhe tё lehta pёr t’u mёsuar.

6. Mendja nuk pёrdoret pёr tё drejtuar asgjё, nuk ka rreziqe, dhe energjia Gong rritet shpejt.

7. Vendi, koha dhe drejtimi nuk kanё rёndёsi kur bёn ushtrimet, dhe as mёnyra se si e mbaron radhёn e ushtrimeve.

8. Personi nuk ka arsye pse të frikësohet nga qenie keqdashёse pasi ёshtё i mbrojtur nga Fashen i Mёsuesit.

Mësimet e Falun Dafës janë kështu krejtësisht ndryshe nga ato të metodave të praktikave konvencionale ose të atyre që janë të bazuara në zhvillimin e një elikziri të brendshёm apo Dan.

Praktika e Falun Dafёs fillon në një nivel të lartë që nga fillimi, duke siguruar kështu mjetet më të volitshme, më të shpejta, më ideale, dhe më të çmuara të praktikës për ata që kanë një lidhje të paracaktuar nga fati ose që kanë praktikuar për vite me rradhë duke përdorur mënyra të tjera, por nuk kanё arritur të zhvillojnë Gong.

Kur Xinxing-u i një praktikuesi dhe forca e Gong-ut të tij arrijnë një lartësi të caktuar, ai ose ajo mund të arrijë një trup të pavdekshëm, të fort si diamant ndërsa jeton ende në kёtё botë. Një person mund të arrijë gjithashtu "Çbllokimin e Gongut", përndritjen shpirtёrore, dhe ngritjen e personit në nivele më të larta. Ata me vendosmëri të madhe duhet të studjojnë këtë ligj të virtytshëm, të përpiqen për të arritur nivelin e tyre më tё lartё, tё ngrejnë Xinxin-un e tyre, dhe të braktisin veset e tyre. Vetëm atëherë është përsosmëria shpirtërore e mundur.

Vlerёsojeni atë—Ligji i Budës është përpara jush.